Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e Tiranës

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e Tiranës

17:02, 19/07/2019

Futbolli shqiptar dhe veçanërisht klubi i Tiranës sot është në zi, pasi ndahet nga jeta i madhi Fatmir Frashëri.

Pati fituar shumë beteja në fushën e blertë, kombëtare e ndërkombëtare, por atë me sëmundjen, edhe pse u përpoq shumë nuk arriti që t’ia dilte.

Fatmir Frashëri, një nga kolosët e futbollit bardheblu dhe një pjesë e historisë së 24-herë kampionëve dhe futbollit shqiptar u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Fatmir Frashëri ka qenë jo vetëm një ish-lojtar triumfator dhe fitues trofesh te Tirana, por edhe një trajner i suksesshëm si dhe president nderi te bardheblutë një dekadë e gjysmë më parë.

I lindur në 3 prill të vitit 1941, Frashëri arriti të shkruante historinë me bardheblutë duke fituar 4 herë kampionatin si futbollist dhe 1 herë si trajner i Tiranës.

Gjithashtu Frashëri është shpallur kampion edhe gjatë kohës që drejtonte Dinamon.

Ish-mbrojtësi është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Nardi19/07/2019 18:17

U prefsh ne paqe profesori im i dashur , qofsh i parajses . Ngushellime familjes Frasheri

Shto koment

Denonco