Pavarësisht dëshirës për të qëndruar, Higuain është shumë pranë ekipit të njohur të Serie-A

Pavarësisht dëshirës për të qëndruar, Higuain është shumë pranë ekipit të njohur të Serie-A

16:46, 19/07/2019

Marrëdhënia e mirë mes dy ekipeve që më parë kanë shkëmbyer lojtarët Luca Pellegrini dhe Leonardo Spinazzola.

Të dyja klubet po punojnë për një transferim të mundshëm të Gonzalo Higuain, në kryeqytetin roman.

Roma ka rënë dakord për një huazim të lojtarit me skuadrën e Juventus, por është vet lojtari që po e zvarrit këtë proçes.

"Romanët do t'i paguajnë 6 milion euro, ku do të përfshihet edhe një opsion me të drejt blerje prej 27 milion eurosh", raporton "Corriere dello Sport".

Higuain, tashmë ka filluar stërvitjet me Juventusin për sezonin e ri, me dëshirën e tij për të qëndruar.

Megjithatë, ai është zgjedhja e parë e Romës për të zëvendësuar Edin Dzekon, që është drejt transferimit te Inter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco