ZYRTARE: Legjenda e madhe e Barcelonës rikthehet te klubi katalanas

ZYRTARE: Legjenda e madhe e Barcelonës rikthehet te klubi katalanas

14:00, 19/07/2019

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar rikthimin e Victor Valdes.

Ikona e klubit katalanas që kaloi 22 vjet si lojtar i Barcelonës, tashmë në moshën 37-vjeçare do të zëvendësojë Denis Silva si trajner i ekipit U-19.

Portieri më i suksesshëm në histori të Barcelonës, Valdes, ka nënshkruar një kontratë që do ta mbaj atë deri në vitin 2020 tek Juvenil A (U-19), kontratë e cila mund të vazhdohet edhe për një sezon tjetër.

Juvenil A do të nis më 29 korrik fazën parasezonale dhe Valdes do të debutojë si trajner në “Johan Cruyff Stadium”, më 27 gusht, kundër të rinjve të Ajaxit.

Sezonin e kaluar, ai menaxhoi me sukses një ekip të rinjve të klubit të ligës së ulët Moratalaz. Me Valdes në krye, Moratalaz fitoi një kampionat rajonal të Madridit kundër palës së të rinjve të Real Madridit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco