Neymar: Në të ardhmen ky lojtar i Realit do të fitojë ‘Topin e Artë’

Neymar: Në të ardhmen ky lojtar i Realit do të fitojë ‘Topin e Artë’

13:26, 19/07/2019

Neymar mendon Vinicius Jr në të ardhmen do të fitojë “Topin e Artë”.

Në një intervistë të shkurtër për “My Goal”, sulmuesi brazilian nuk kurseu elozhet për talentin e Real Madridit.

“Vinicius Jr, ai është shumë i ri dhe mendoj se në të ardhmen ai do të bëhet një lojtar i mrekullueshëm. Ai do të bëhet njëri ndër më të mirët dhe do të fitojë për “Topin e Artë”, tha Neymari për bashkëkombësin e tij.

“Shpresoj se ai do të arrijë gjithçka që ka dëshirë. Ai është një futbollist i mrekullueshëm dhe shumë i sjellshëm. Shpresoj që ai të arrijë të fitojë gjithçka sepse e meriton një gjë të tillë”, përfundoi Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco