Juventusi i ofron tre lojtarë në shkëmbim të Pogbës

Juventusi i ofron tre lojtarë në shkëmbim të Pogbës

12:51, 19/07/2019

Juventusi është treguar i gatshëm të ofrojë 3 futbollistët e skuadrës vetëm që të nënshkruajë sërish me mesfushorin Paul Pogba.

E përditshmja italiane, “Corriere della Sera” raporton se drejtuesit e “Zonjës së vjetër” kanë ofruar treshen Cancelo, Costa dhe Mautidin në mënyrë që Manchester United t’i mbushet mendja për të lënë të lirë mesfushorin francez.

Ndërkohë në krahun tjetër “Djajtë e Kuq” nuk heqin dorë nga çmimi 150 milionë sterlina për shitjen e Pogbasë.

Vetë Paul Pogba zbuloi dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi gjatë merkatos së verës.

“Mendoj se, për mua, kjo mund të jetë koha e duhur për ta pasur një sfidë të re diku tjetër”, kishte thënë ylli francez gjatë kohës kur ishte me pushime në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco