Përse refuzove Barçën dhe PSG-në? Ja si përgjigjet De Ligt

Përse refuzove Barçën dhe PSG-në? Ja si përgjigjet De Ligt

11:23, 19/07/2019

Juventusi ka prezantuar blerjen më të fundit, Matthijs De Ligt.

Talenti holandez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Serisë A të cilët kanë derdhur në arkat e Ajaxit plot 75 milionë euro, shkruan SYRI.net.

Gjatë deklaratës për mediat, talenti holandez hodhi dritë përse refuzoi Barcelonën dhe PSG-në.

Pse Juventus dhe jo Barcelona apo PSG? “Ka shumë motive pse zgjodha këtë fanellë, por në fund ishte ndjesia që më dha kjo skuadër në krahasim me të tjerat", tha fillimisht ai.

"Zgjedhja ime ishte një proces i gjatë. Italia është një vend ku ka shumë traditë në mbrojtje: për mua ishte një sfidë e madhe, Juventusi tregoi se besonte shumë te unë”, vijoi De Ligt.

Sarri? “Unë fola me të në telefon, vetëm për të njohur njëri-tjetrin. Edhe ai ka qenë një nga motivet që jam këtu, pasi flitet mirë për lojën e tij. Ishtë një arsye shumë e fortë për mua”

 

De Ligt nga kjo kontratë do të përfitojë një pagë 10.5 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në skuadër pas Ronaldos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco