Malta dhe Luksemburgu leksion Shqipërisë, skuadrat e tyre kalojnë në tur të dytë!

Malta dhe Luksemburgu leksion Shqipërisë, skuadrat e tyre kalojnë në tur të dytë!

09:09, 19/07/2019

Futbolli shqiptar po përjeton një zhgënjim të rëndë në kupat e Europës.

Nëse në vendet e tjera vazhdon të zhvillohet dhe shumë skuadra po marrin "dimensione" europiane, duke avancuar dhe fituar pikë, ekipet shqiptare dorëzohen që në momentin e hedhjes së shortit.

Është për tu marrë shembull që shtete si Malta dhe Luksemburgu kanë arritur përvojën e duhur duke përfaqësime dinjitoze dhe janë më të forta se skuadrat shqiptare.

Kështu, në turin e dytë të Europa League, federata e Luksemburgut mund të mburret me tre ekipe: Dudelange (vjet ishte në grupet e Europa League ndaj Milanit, Betisit dhe Olympiacos), Progres Niederkorn, që eliminoi ekipin irlandez të Cork City (diferencë golash në dy fitore për kokë) dhe Jeunesse Eschqë dërgoi në shtëpi ekipin e Kazakistanit, Tobol.

Dudelange zbret nga Champions, pasi në turin e parë u eliminua nga Valletta, ekipi kampion i Maltës, në dy ndeshje tepër të dyluftuara.

Në turin e dytë, skuadrat luksemburgeze do të përballen si më poshtë:

Jeunesse Esch-Vittoria Guimaraes (Portugali)

Shkëndija (Maqedoni e Veriut)- Dudelange

Rangers (Skoci)-Progres Niederkorn

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco