Reali Madridi jep fantazistin për 1 sezon në huazim

Reali Madridi jep fantazistin për 1 sezon në huazim

23:37, 18/07/2019

E ardhmja e Dani Ceballos është vendosur tashmë dhe do të jetë pikërisht në kryeqytetin anglez, Londër, ku do të vihen nën urdhrat e Unay Emery, te skuadra e Arsenalit.

Marrëveshja mes “topçinjve” dhe Realit të Madridit është arritur për një huazim të thjeshtë një vjeçar, ku Arsenali do të paguajë rrogën e Ceballos, i cili në fund të sezonit do të rikthehet sërish në Spanjë.

Aktualisht Ceballos është me pushime, për shkak të angazhimit në Kampionatin Europian U21, ku u shpall kampion me Spanjën, ndërsa në ditët në vijim pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore me skuadrën e re.

Dani Ceballos u kërkua me ngulm edhe nga Milani e Liverpooli, por të dy këto skuadra donin blerjen përfundimtare të tij, gjë që u refuzua nga fantazisti, që ka në plan të rikthehet sërish në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco