Blerja e re e Realit mund të bëhet si Roberto Carlos

Blerja e re e Realit mund të bëhet si Roberto Carlos

22:45, 18/07/2019

Para pak ditësh Real Madridi zyrtarizoi blerjen e Mendy, nga francezët e Lionit.

Mbrojtësi francez iu bashkua Realit, në një marrëveshje për shumën e 55 milionë eurove.

25-vjeçari u transferua si zëvendësuesi i Marcelos, në rast se forma e këtij të fundit nuk shfaqet e mirë.

Për transferimin  e tij ka folur edhe legjenda franceze Kristian Karembeu, i cili luajti për 3 sezone me Realin.

“Unë mendoj se nënshkrimi i Ferland Mendy nga Real Madridi është një mundësi e mirë për lojtarin, dhe ai do të jetë shumë i rëndësishëm në projektin e Zinedine Zidane. Ai gjithashtu mund të luajë në krahun e djathtë, dhe mund të bëhet një Roberto Carlos ose një Marcelo tjetër”, u shpreh Karembeu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco