VIDEO/ S’ka surprizë në Izrael, Laçi i jep fund aventurës në Europa League

VIDEO/ S’ka surprizë në Izrael, Laçi i jep fund aventurës në Europa League

21:27, 18/07/2019

Laçi u eliminua nga Europa League që në turin e parë, teksa në takimin e kthimit ndaj Hapoel Ber Sheva, u mund në Izrael me rezultatin e ngushtë 1-0.

Me ndeshjen e parë të mbyllur 1-1 në Laç, ekipi i Starovës rezistoi pa pësuar gol pjesën e parë në transfertë.

Edhe pse tentoi të ngacmonte me ndonjë dalje para në sulm me Xhixhën e Nuabuezen, kurbinasit nuk shënuan, por as nuk pësuan me Selmanin që ishte në krye të detyrës sa herë u thirr.

Në pjesën e dytë, izraelitët u treguan më të kujdesshëm, dhe me një aksion të bukur që nisi nga e djathta, ishte Marin që hodhi një top për Sabag në mesin e zonës së Laçit, dhe i pambuluar nga mbrojtja e kishte të lehtë të mposhtte Selmanin.

Ekipi i Starovës kërkoi të reagonte më pas, por pa sukses. Në fund, rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve ishte 2-1, dhe Laçi mbetet jashtë Europës, ndërsa vazhdon më tej Hapoeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco