Transferimi i kësaj vere i Inter dëmtohet pa nisur akoma, vërtet i pa fat

Transferimi i kësaj vere i Inter dëmtohet pa nisur akoma, vërtet i pa fat

16:54, 18/07/2019

Janë pikërisht dëmtime si këto qe i bëjnë shume keq futbollisteve dhe akoma me shume futbollisteve te sapo transferuar ne një skuadër te re apo edhe ne një kampionat te ri. 

E njëjta gjë i ndodhi vjet Radja Nainggolan, që u dëmtua në verë dhe më pas pati një mal me probleme gjatë gjithë sezonit si me gjetjen e formës por edhe me dëmtimet e shumta.

Duket se këtë fat te keq e ka pasur edhe Valentino Lazaro i cili është dëmtuar ne stërvitjen e djeshme ne Singapor.

Këtë gjë e ka bere me dije Interi, në një komunikatë ne rrjetet sociale ku ka shkruar se vizitat mjekësore kane nxjerrë ne pah dëmtimin qe nuk ka qene një kontraktim muskujsh i thjeshte.

" Vizitat e thelluara mjekësore klinike kane treguar se, Velentino Lazaro, ka pësuar një dëmtim muskular ne kofshën e djathte.”

“ Kushtet e tij do te vlerësohen ne ditët ne vazhdim”.

Kjo ka qenë komunikata e Interit pak me parë, që ka shqetësuar menjëherë tifozerinë zikaltër.

Tashme është pothuajse e sigurt qe Lazaro, do i humbas të gjitha ndeshjet ne turneun Aziatik por rrezikon një pjese te mire edhe te fazës përgatitore.

Një lajm shume i keq ky për Conten por edhe për zikaltërit.         

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco