ZYRTARE: Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid: Jam krenare!

ZYRTARE: Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid: Jam krenare!

15:42, 18/07/2019

Kosovare Asllani ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll, CD Tacon, i cili nga sezoni 2020/21 do të quhet Real Madrid.

Futbollistja kosovare është larguar përfundimisht nga Linkopingu i Suedisë për t’u transferuar në ekipin spanjoll.

“Kosovare Asllani është futbolliste e re e CD Tacon. Mirëserdhe”, ka shkruar klubi spanjoll në rrjetet sociale.

“Dua ta falënderoj Linkopingun, me të cilin e kam nënshkruar kontratën e parë që kur isha 17 vjeçare. Dua t’i falënderoj tifozët e klubit dhe t’i uroj fat dhe suksese skuadrës në të ardhmen. Krenare për të njoftuar se unë do të jetë nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid / Cd Tacon”, tha futbollistja me origjinë shqiptare.

Kosovare Asllani së fundi ka qenë pjesë e Kupës së Botës me Suedinë, ku fituan medaljen e bronztë, duke zënë vendin e tretë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco