Nesër mund të ‘vuloset’ fituesi i ‘Topit të Artë’!

Nesër mund të ‘vuloset’ fituesi i ‘Topit të Artë’!

14:37, 18/07/2019

Dilema e fituesit të “Topit të Artë” këtë vit pritet të jetë shumë e madhe.

Ka shumë lojtarë në garë dhe asnjë favorit absolut. Sipas kuotave aktualisht në baste sportive, Virgil Van Dijk është favoriti kryesor.

Por, gara për këtë çmim mund të marrë krah tjetër pas finales së Kupës së Afrikës, Senegal-Algeria.

Në rast se Senegali shpallet kampion, analistët parashikojnë që Sadio Mane mund të jetë Topi i Artë për vitin 2019.

Futbollisti afrikan ka qenë golashënuesi më i mirë në Premier League, është shpallur kampion i Europës me Liverpoolin, dhe në rast se e fiton Kupën e Afrikës, atëherë do të jetë e vështirë që dikush t’i marrë këtë çmim prestigjioz.

Në garë për “Topin e Artë” pritet të jenë: Van Dijk, Messi, Salah, Alison e Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco