De Ligt flet si lojtar i ‘Zonjës’: Kjo është arsyeja përse zgjodha Juventusin

De Ligt flet si lojtar i ‘Zonjës’: Kjo është arsyeja përse zgjodha Juventusin

14:18, 18/07/2019

Juventus njofton se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Talenti holandez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Serisë A të cilët kanë paguar 75 milionë euro.

Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Ajaksit në televizion, De Ligt ka sqaruar pse ka zgjedhur Juventusin dhe jo një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

“Kam qenë gjithmonë i “hipnotizuar” nga mënyra se si italianët mbrojnë. Shumë nga idhujt e mi të së kaluarës janë edhe italianë, të tillë si: Paolo Maldini, Franco Baresi, Alessandro Nesta, Fabio Cannavaro, apo Gaetano Scirea. Unë në fakt u dashurova me mënyrën italiane të mbrojtjes dhe bëra një zgjedhje të tillë”, është shprehur De Ligt.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco