‘Unë e kam mësuar Ronaldon si të godasë topin, sot ai e mohon...’, rrëfimi i shokut të CR7-ës

‘Unë e kam mësuar Ronaldon si të godasë topin, sot ai e mohon...’, rrëfimi i shokut të CR7-ës

13:28, 18/07/2019

Mario Jardel në fillim të shekullit të ri ishte një prej sulmuesve më të mirë në Europë.

Pas një nisjes së karrierës në Brazil, në vitin 2001 Jardel nënshkroi për Sporting Lisbonën me të cilin ka fituar titullin e kampionit të Portugalisë ku në 62 paraqitje shënoi 67 gola.

Në një intervistë për gazetën portugeze “Globo”, Mario Jardel zbuloi marrëdhënien që kishte me Cristiano Ronaldon i cili ishte në fillim të karrierës.

Ish-sulmuesi i Brazilit në rrëfimin e tij tha se kishte mësuar Ronaldon si të gjuante topin.

“Pa dyshim, ai mësoi shumë gjëra nga unë. Ne kemi luajtur dy vjet së bashku në Sporting, ku më pas u transferova te Galatasaray. I mësova se si dhe kur për të godas topin. Nëse ju e pyesni Ronaldon sot, sigurisht që do t’iu gënjejë dhe do të thotë se unë nuk e kam mësuar”, tha Jardel.

Më shumë se 15 vjet më vonë, Ronaldo është bërë një nga futbollistët më të mirë në histori. Nga ana tjetër, Mario Jardel i dha fund karrierës në vitin 2012 dhe ka probleme me financat, por gjithashtu mbahet mend si një ndër sulmuesit më të rrezikshëm me kokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco