Atletico heq dorë nga Hysaj, shkodrani po kërkohet nga Tottenhami

Atletico heq dorë nga Hysaj, shkodrani po kërkohet nga Tottenhami

11:49, 18/07/2019

Mundësia e transferimit të Elseid Hysajt tek Atletico e Madridit u eklipsua, pasi te klubi i kryeqytetit spanjoll mbrëmjen e djeshme nënshkroi me mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kieran Trippier.

“Cholhoneros” kanë preferuar Trippier përpara mbrojtësit shkodran i cili çdo ditë e më shumë po përflitet për një largim nga Napoli, shkruan SYRI.net.

Por sapo një derë të mbyllet, një tjetër hapet. Mediat italiane bëjnë me dije se Tottenham mund të nënshkruajë me lojtarin e Kombëtares shqiptare duke zsëvendësuar Trippier e larguar drejt La Ligas.

Mund të shfrytëzohet edhe opsioni i huazimit të lojtarit me të drejtë blerjen në fund të sezonit. Gjithçka është e paqartë dhe dilema për klubin e ri të Hysajt do të vazhdojë deri në orët e fundit të dritares së transferimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco