Njihu me klubet favorite për të fituar Champions Leaguen, ngel pas Reali dhe Bajerni!

Njihu me klubet favorite për të fituar Champions Leaguen, ngel pas Reali dhe Bajerni!

11:35, 18/07/2019

Ende pa nisur faza e grupeve, kompanitë e basteve kanë publikuar listën me klubet favorite për triumfin në Champions League.

Të gjithë prisnin Juventusin por jo. Në vendin e parë është Manchester City i cili konsiderohet si favoriti absolut për të ngritur lart trofeun me “veshë” të gjata.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kuotohet me koeficientin 5.25, shkruan SYRI.net.

Pozicioni i dytë i takon Barcelonës e cila ka koeficientin 6.5 duke i lënë vendin e tretë Juventusit të Ronaldos me kuotën 7.5

Pavarësisht investimeve të çmendura në merkato Juventusi pozicionohet skuadra e tretë favorite në këtë kompeticion.

Transferimet e De Ligt, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey e ka bërë Juventusin të formojë një formacion të ‘frikshëm’ në Europë.

Ja skuadrat favorite:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco