‘Wanda Narës t’i gjejmë të dashur të ri...’, vjen deklarata e çmendur nga ish-zikaltëri

‘Wanda Narës t’i gjejmë të dashur të ri...’, vjen deklarata e çmendur nga ish-zikaltëri

11:09, 18/07/2019

Ish-menaxheri i Interit, Walter Sabatini, ka folur për situatën e Mauro Icardit.

Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Sabatini thotë se sulmuesi argjentinas nuk po kalon situatë të mirë për shkak se ka për grua dhe njëkohësisht agjente, Wanda Narën.

 “Do mundohesha t’i gjeja një të dashur Wanda Narës, kështu që ajo të largohej pak nga Mauro Icardi. Mauro është një djalë i mrekullueshëm, një baba i dashur dhe situata do të ishte më e qetë nëse në krah nuk do kishte Wanda Narën”, deklaroi Sabatini.

Wnda Nara ka qenë në qendër të kritikave për problemet që ka Icardi me Interin, duke u cilësuar si nxitëse e konfliktit për burrin e saj.

Kujtojmë që Icardi nuk është ftuar nga Antonio Conte në para-sezonal dhe shumë shpejt pritet të largohet nga “San Siro”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco