Icardi e ka zgjedhur klubin e ri, mbetet të paguhet 60 milionë euro

Icardi e ka zgjedhur klubin e ri, mbetet të paguhet 60 milionë euro

10:48, 18/07/2019

Mauro Icardi po shqyrton mundësinë e transferimit te Napoli.

“Nerazzurrët” nën drejtimin e Antonio Contes kanë bërë të ditur se ish-kapiteni nuk është më në planet e Interit dhe shumë shpejt do të shitet.

Icardi nuk ka udhëtuar me skuadrën në turneun e tyre para-sezonale në Azi, ndërsa këtë kohë po konsideron ofertat e mara në drejtim të tij.

26-vjeçari fillimisht refuzoi idenë e një lëvizjeje në Napoli, por tani sulmuesi thuhet se e ka pranuar situatën e tij dhe po shqyrton transferimin drejt jugut të Italisë.

Sipas “Corriere dello Sport”, Icardi tani është i hapur për një transferim në Napoli para kalimit te “Zonja e Vjetër” që nuk ka interes për sulmuesin në fjalë.

Çmimi i kërkuar nga Interi mendohet të jetë diku rreth 60 milionë euro dhe Napoli pritet të hidhet në sulmin final.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco