Laçi, Teuta dhe Kukësi luajnë shanset e fundit, kualifikimi mision i vështirë

Laçi, Teuta dhe Kukësi luajnë shanset e fundit, kualifikimi mision i vështirë

10:14, 18/07/2019

Laçi, Teuta dhe Kukësi do të tentojnë të bëjnë të pamundur për të kaluar në raundin e dytë të Europa Leagues.

Është një mision i pamundur për klubet shqiptare të cilat përveç Laçit kanë shanse minimale për të vijuar rrugëtimin në kupat e Europës.

Kurbinasit barazuan 1-1 në Laç me Hapoel Beer Shevan, ndëtsa Teuta dhe Kukësi u mposhtën thellë me të njëjtën rezultat 3-0, respektivisht “Djemtë e Detit” ndaj Ventspils dhe verilindorët ndaj Debrecenit.

Goli i pësuar në ndeshjen e parë e detyron Laçin të kërkojë të paktën shënimin e një goli në Izrael, diçka të cilën tregoi se di ta bëjë, pavarësisht forcës së kundërshtarit. Takimi i dytë me Hapoel Beer Shevan nis në orën 19:30.

Teuta dhe Kukësi i luajnë në shtëpi sfidat e kthimit, për të tentuar përmbysjen e madhe. Kukësi pret Debrecenin në orën 20:00, ndërsa Teuta do të luajë shansin e fundit në orën 17:00.


17:00 Teuta  - Ventspils 

19:30 H. Beer Sheva  - Laci 

20:00 Kukesi  - Debrecen 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco