Zbuloni 7 arsyet përse dështoi transferimin i De Ligt në Barcelonë

Zbuloni 7 arsyet përse dështoi transferimin i De Ligt në Barcelonë

10:03, 18/07/2019

De Ligt zyrtarisht është lojtar i Juventusit.

“Zonja e Vjetër” fitoi betejën me shumë klube të mëdha evropiane të cilat kërkonin të mernin shërbimet e talentit holandez.

Barcelona kërkonte me ngulm që të rrëmbente Matthijs de Ligt, por mbrojtësi 19-vjeçar në fund zgjodhi Juventusin, për disa arsye të caktuar.

1. Paga e tij

Barcelona nuk ka dashur t’i ofrojë atij pagë të lartë. Menaxheri i tij Mino Raiola kërkonte 12 milionë euro në vit dhe Barça nuk ia plotësoi këtë kërkesë.

 

2. Raiola kërkoi një shumë parash për vete për ta realizuar transferimin

Asnjëherë nuk është e lehtë të bësh marrëveshje me Raiolan, veçanërisht kur ai e do një pjesë të parave nga shuma e transferimit, prandaj klubi katalonas nuk deshi ta paguajë atë.

 

3. Barcelona ka shumë qendërmbrojtës në skuadër

Barça nuk nënshkroi me De Ligtin sepse në atë pozicion kishte shumë lojtarë, Gerard Pique, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo.

 

4. Nevoja që De Ligt të përmirësohet edhe më shumë

Fakti se disa persona në klubin spanjoll këmbëngulën se De Ligt duhet t’i përmirësojë disa aspekte të lojës së tij, bënë që ai të mos i bashkohej Barçës.

 

5. Dëshira e lojtarit

De Ligt nuk ishte shumë i përkushtuar për t’iu bashkuar Barcelonës dhe përfundimisht s’e bëri.

 

6. Blerja e mundshme e Neymarit

Barça nuk ka para mjaftueshëm për t’i blerë të gjitha lojtarët. Barcelona ishte e përqëndruar për të nënshkruar me Neymarin, fakt që ndikoi në heqjen dorë të holandezit.

 

7. Këmbëngulja e Juventusit

De Ligt u shpërblye me çmimin talenti i artë 2018 në Torino dhe këtu nisi kontakti mes tyre. Nga ky moment, Juventusi ka këmbëngulur dhe përfundimisht ia ka arritur qëllimit për ta "rrëmbyer" atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco