Xhaka flet pas fitores ndaj Bajernit: Na duhet shumë punë

Xhaka flet pas fitores ndaj Bajernit: Na duhet shumë punë

09:36, 18/07/2019

Arsenali ka startuar në mënyrën më të mirë turneun miqësor ‘International Champions Cup’.

“Topçinjtë” mposhtën 2-1 skuadrën e Bajernit të Mynihut ndërsa të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë.

Pas takimit ka folur edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili në këtë takim ishte kapiten i klubit londinez.

“Ndeshje e mirë sonte. Më shumë stërvitje na duhet që të përgatitemi për takimin me Neëcastlen”, ka shkruar ndër të tjerash mesfushori me origjinë shqiptare.

Theksojmë se golat për londinezët i shënuan Louis Poznanski (autogol), Eddie Nkietah ndërsa për bavarezët realizoi Robert Lewandowski.

Kujtojmë se Unai Emery ditë më parë ka thënë se 26-vjeçari shqiptar mund ta zëvendësojë si kapiten Laurent Koscielnyn, i cili është në kërkim të një skuadre të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco