Babai i Neymarit planifikon takimin me drejtuesit e Juventusit

Babai i Neymarit planifikon takimin me drejtuesit e Juventusit

08:23, 18/07/2019

Babai i Neymarit, Neymar Santos Senior do të takohet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Torino.

Lidhjet befasuese mes Neymarit dhe Juventusit filluan të shfaqen të mërkurën në mëngjes,  kur gazeta katalanasve “Mundo Deportivo” pretendoi se ylli i Paris Saint-Germainit e dëshironte përvojën me Juventusin.

Gazetari i “Rai Sport”, Paolo Paganini nënvizon se është planifikuar një  takim ndërmjet Neymar Sr dhe Paratici.

27-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG-në nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco