Guardiola i tregon derën: Sane mund të largohet nëse nuk është i lumtur

Guardiola i tregon derën: Sane mund të largohet nëse nuk është i lumtur

23:53, 17/07/2019

Pep Guardiola i ka hapur derën largimit të Leroy Sane nga Manchester City, duke i thënë gjermanit se mund të ikë nëse nuk është i lumtur.

Sane ka muaj që ndiqet nga Bayern Munich, por City e vlerëson 100 milionë euro lojtarin.

Megjithatë, pasi tha se pret që Sane të qëndrojë në “Etihad”, Guardiola ka dyshimet e tij, për shkak se sulmuesi i majtë nuk ka pranuar të rinovojë me klubin anglez.

Kur pyetet nëse Sane do të qëndrojë te kampionët e Premier League, trajneri spanjoll thotë: “Po. Klubi i ka bërë një ofertë vitin e kaluar, por e kam thënë shpesh se dua që lojtarët të jenë të lumtur. Do ta ndihmojmë të bëhet më i mirë, pasi e dimë potencialin e tij. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur, por nëse duan të largohen, mund ta bëjnë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco