Laçi luan në Izrael ndeshjen e kthimit të Europa League, Starova ka problem të nxehtin

Laçi luan në Izrael ndeshjen e kthimit të Europa League, Starova ka problem të nxehtin

22:58, 17/07/2019

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar se ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij ishte përballur me Hapoel Ber Sheva në ndeshjen e parë, por i zhgënjyer nga rezultati.

“Kur kishim shortin e dinim qe Hapoel ishte favorit dhe ishte ekipi më i vështirë. Ishim të pafat për të luajtur me të, por nga ana tjetër është kënaqësi të luash me një skuadër të tillë të mirë . E njohim shumë mirë skuadrën që kemi përpara, tani dhe atë të rezultateve në grupet e Ligës së Europës. Kemi parë shumë ndeshje të Hapoel dhe mendoj se kemi zhvilluar ndeshje të mirë në të parën. Ishte një ndeshje që e filluam mirë se shënuam të parët. Ishte ndeshje e mirë por jo rezultat i mirë për ne” tha ai.

Ndërkohë, një nga vështirësitë sipas trajnerit ishte ajo e të nxehtit ekstrem me të cilin është përballur ekipi në Izrael.

“Një nga vështirësitë tona janë kushtet atmosferike. Edhe në Shqipëri është nxehtë, por jo si këtu sot. Shpresojmë që nesër në darkë diçka të ndryshoje”, tha Starova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco