Trajneri i Qarabagut: Partizani ishte kundërshtari më i vështirë i këtij turi

Trajneri i Qarabagut: Partizani ishte kundërshtari më i vështirë i këtij turi

22:34, 17/07/2019

Qarabagu arriti të triumfonte ndaj Partizanit me rezultatin 2-0, duke siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës azere, Gurban Gurbanov, u shpreh tepër i kënaqur me paraqitjen e të tijve në këtë përballje.

“Dua të falënderoj lojtarët e mi. Ata luajtën me shumë durim Ishin në gjendje të sulmonin në kohën e duhur. Ishte një lojë e kujdesshme. Ndoshta, ishte një nga kundërshtarët më të vështirë për raundin e parë. Partizani nuk ishte i lodhur për t’u mbrojtur. Sulmet e shpejta u pritën mirë. Sot, çdo lojtar ka demonstruar fuqinë e tij maksimale për të fituar. Faleminderit për mbështetjen e madhe të tifozëve tanë”, deklaroi tekniku i azerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco