Sot bëhen 25 vjet nga penalltia e famshme e Baggio-s, lojtari tregon si e ka përjetuar atë moment

Sot bëhen 25 vjet nga penalltia e famshme e Baggio-s, lojtari tregon si e ka përjetuar atë moment

21:41, 17/07/2019

Sot më datën 17 korrik bëhen 25 vjet nga zhvillimi i finales së botërorit midis Brazilit dhe Italisë në vitin 1994.

Në të cilën skuadra braziliane do të dilte fituese pas ekzekutimit të 11-metërshave me rezultatin 3-2, ku penalltinë vendimtare do ta humbiste një nga lojtarët më të mirë të kombëtares italiane, Roberto Baggio.

Ky momente edhe sot e kësaj dite është një nga më të diskutuarit.

Baggio ishte një frymëzim për ‘azurët’, pasi kishte shënuar dy gola në 1/16 ndaj Nigerisë, kishte shënuar në fund të ndeshjes çerekfinale ndaj Spanjës për fitoren 2:1,  kishte shënuar të dy golat në fitoren 2:1 në gjysmëfinale ndaj Bullgarisë, për të arritur finalen, ku i priste Brazili.

Finalja me Brazilin përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, dhe ndeshja shkoi në penallti.

I-sh lojtari i Juventusit, Milanit e Interit, godiste penalltinë vendimtare, dhe topi i goditur prej tij do të përfundonte mbi portë, duke i shkaktuar humbjen 3:2 Italisë.

“E kam kujtuar për shumë vite. Ka qenë momenti më i keq në karrierën time”, ka deklaruar Baggio në një intervistë të dhënë vite më parë për ‘The Guardian’, kur kujtonte finalen me Brazilin.

“Unë ende e ëndërroj atë për moment. Nëse ndonjë gjë nga karriera ime do të fshihja, sigurisht që do të ishte ajo penallti”, përfundonte rrëfimin “bishtaleci”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco