Rastet e humbura/ Trajneri i Partizanit gjen shkakun e eliminimit

Rastet e humbura/ Trajneri i Partizanit gjen shkakun e eliminimit

21:22, 17/07/2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka komentuar eliminimin nga Liga e Kampioneve, pasi skuadra e tij u mund në Baku me rezultatin 2-0 nga Qarabagu.

“Nuk mund të jesh i kënaqur kur humbet. Çfarë nuk funksionoi është e vështirë të thuash, sepse ka diferencë shumë të madhe mes skuadrave. Janë skuadra me buxhet të ndryshëm, kishim edhe një mundësi për të shënuar. Në 180 minuta i patëm edhe ne rastet, te Solomon mendova se nëse nuk bën gola të tillë bëhet e vështirë.

Ne në dy ndeshjet kemi humbur disa raste, me pak fat e kurajë mund të shënonim. Por duke e ditur diferencën e madhe mes skuadrave, u bëj komplimente djemve se janë shtrydhur, kanë mbajtur rezultatin e hapur deri në fund kur pësuam gol në shtesë.

Është një rezultat që qëndron, por ishte e hapur deri në fund. Kemi mbrojtur e luftuar me rregull, për një ndeshje e thuajse dy.

Trashi? Unë jam trajner, zgjedhjet janë të miat, nuk ka asnjë lloj rëndësie në këto momente. Por çfarë pune ka klubi në këtë mes?”, tha Lerda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco