Partizani kalon nga Championsi në Europa League, ja me cilin ekip do të ndeshet

Partizani kalon nga Championsi në Europa League, ja me cilin ekip do të ndeshet

21:12, 17/07/2019

Në Baku të Azerbajxhanit luajt ndeshja e kthimit e turit të parë të Champions League mes vendësve të Qarabag dhe Partizanit, shkruan Syri.net.

Skuadra azere fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Tashmë kampionët e Shqipërisë do të luajnë në turin e dytë të Europa League, ku i pret Sherif Tiraspol (Moldavi), i cili edhe ky ekip u eliminua nga Champions League në përballjen e dyfishtë me Saburtalo Tbilis (Gjeorgji).

Takimi i parë me Sherif Tiraspol do të luhet të enjten e ardhshme, më 25 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco