Mërgim Mavraj, i befason të gjithë tek ekipi i tij

Mërgim Mavraj, i befason të gjithë tek ekipi i tij

21:02, 17/07/2019

Futbollisti i kombëtares,Mërgim Mavraj, pësoi një dëmtim në shpatull dy ditë më parë. Por kush mendoi se ky dëmtim do ta largonte lojtarin nga fusha e  blertë, është gabuar.

Mjekët e ekpit i kërkuan lojtarit të qëndronte disa javë pushim, por mbrojtësi nuk e ka ndjekur këtë këshillë dhe krahun me fashuar është kthyer në stërvitje, me skuadrën e Grojther Furth, pasi nuk dëshironte të humbte fazën përgatitore.

“Mërgimi ka një rezistencë të çmendur ndaj dhimbjes”, pranoi drejtoi teknik i Grojter Fyrth, Martin Maihelbek. Ndërsa vetë futbollisti shpjegoi se ishte mësuar me probleme të tilla dhe si të administronte situatën.

“Kam vetëm një krisje të vogël, dhimbja është e lehtë dhe disa raste përkeqësohet e disa raste zhduket.  Duhet të kuptoj se si të zhduk plotësisht dhimbjen nëpër stërvitje”, tha lojtari i cili i çuditi të gjithë edhe më shumë duke u përfshirë në çdo duel të mundshëm pa frikë se mund të përkeqësonte situatën.

Megjithatë, Mavraj nuk di nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur si titullar në ndeshjen e parë të kampionatit, më datë 28. Nuk jam i sigurt për asnjë gjë këtu, Të tjerët janë paraqitur mirë në sezonin e kaluar dhe me siguri kam konkurrencë për të luajtur”, tha Mavraj, duke treguar ndoshta arsyen kryesore pse kishte luftuar me çdo kusht për t’u kthyer sa më shpejt në stërvitje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco