VIDEO/ Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi

VIDEO/ Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi

20:52, 17/07/2019

Në Baku të Azerbajxhanit u luajt ndeshja e kthimit e turit të parë të Champions League mes vendësve të Qarabag dhe Partizanit, shkruan Syri.net.

Skuadra azere fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura.

Të kuqtë rezistuan mjaft mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51-të azerët shënojnë me anë të Ozobic, i cili gjuan saktë me kokë, 1-0.

Në minutën e 4-t shtesë, vendësit shënojnë edhe golin e dytë me Quintana, duke vulosur kualifikimin, ndërsa Partizani eliminohet nga Championsi, por do të vazhdojë aventurën në Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Gramoz17/07/2019 21:37

Iku ekipi i morrave te kuq i Gaz lopes, Braçe miushit, Baç jevgut dhe Olsi Taqi Xibrakes. Keta qelbesira qe i mbajne ere Skenderbeut ke bytha.

Shto koment

Denonco