Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Nico Kovac ka kërkuar katër emra për merkaton, drejtuesit i'a refuzojnë

Nico Kovac ka kërkuar katër emra për merkaton, drejtuesit i'a refuzojnë

19:59, 17/07/2019

Kur bëhet fjalë për merkato, drejtuesit e klubit ‘bavarez’ nuk ja varin shumë kërkesave të trajnerit Nico Kovac.

Kroati sipas asaj që raporton”Sport Bild” i ka prezantuar drejtuesve katër emra si përforcime të mundshme, por drejtuesit nuk ja kanë vënë veshin kërkesave të tij.

Së pari Kovac kërkoj që të eksplorohej mundësia e blerjes së dyshes së Borussia Munchengladbach, Denis Zakaria e Florian Neuhaus.

Image

Dy mesfushorët e rinj, secili nga 22-vjeç janë lojtarë shumë dinamik, dhe ky do të ishte një investim i madh për të ardhmen: Zakaria mesfushorë me tipare mbrojtëse, ndërsa Neuhaus me tipare sulmuese.

Ashtu si nuk morën parasysh këta dy emra, drejtuesit e Bayern, nuk morën parasysh as kërkesat e Kovac për sulmin.

Kroati dëshironte Ivan Perisic,  apo Mario Mandzukic si alternativë zëvendësimi të Lewnadowskit, por edhe këta dy lojtarë nuk u preferuan nga klubi, duke mos i plotësuar asnjë kërkesë teknikut.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco