Mino Raiola zbulon arsyen se përse De Ligt, zgjodhi skuadrën e Juventus

Mino Raiola zbulon arsyen se përse De Ligt, zgjodhi skuadrën e Juventus

19:04, 17/07/2019

Emri i Matthijs De Ligt, lidhej me shumë klube evropiane si PSG, Manchester United, Barcelona dhe Juventus.  Ata kërkonin me ngulm të kishin shërbimet e mbrojtësit holandez.

Por në fund ishte skuadra e “Zonjës së Vjetër” ajo që plotësojë kërkesat e Ajaxit dhe lojtarit, duke mundur kështu konkurrencën e klubeve të njohura.

Rreth këtij operacioni kaq të madh, ka folur dhe agjenti i lojtarit, Mino Raiola, i cili u pyet se përse klienti i tij nuk iu bashkua Barcelonës.

Me me këtë rast ai zbuloi arsyen kryesore, duke theksuar se mbrojtësi ka synime të larta, dhe është e domosdoshme ardhja në Serie -A.

“Barcelona” Ju shkruani kaq shumë gjëra koti! “, tha Raiola, kur u pyet nëse De Ligt kishte marrë vendimin e duhur duke u bashkuar me Juventusin.

“Nuk është çështja se kush e dëshiron më shumë, por Juventusi është ekipi më i mirë për të.

Për një mbrojtës është e rëndësishme të vijë në Itali. Nëse do të bëhesh më i madhi në botë, është një fazë e domosdoshme ardhja këtu ”, deklaroi Raiola.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco