Zyrtare/ Tare merr te Lazio talentin shqiptar të Shpresave

Zyrtare/ Tare merr te Lazio talentin shqiptar të Shpresave

19:00, 17/07/2019

Igli Tare merr te Lazio futbollistin e Shpresës, Angelo Ndrecka. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi lacial njoftonte blerjen nga Chievo të dy futbollistëve të rinj, njëri prej të cilëve ishte 17-vjeçari kuqezi i rritur te skuadrat zinxhir të Chievos (futbollisti tjetër është Sofian Kiyine).

Kujtojmë që Ndrecka, mbrojtës i majtë është një lojtar me perspektivë, teksa sezonin e fundit është grumbulluar me ekipin e parë të Chievos, madje ka zhvilluar 90 minuta të plota në humbjen 0-4 me SPAL-n.

17-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi tek U-21, duke debutuar në barazimin 2-2 me Turqinë në transfertë më 7 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco