Ngjarje e turpshme në Rumani, futbollisti dhunon drejtorin sportiv të ekipit

Ngjarje e turpshme në Rumani, futbollisti dhunon drejtorin sportiv të ekipit

17:35, 17/07/2019

Klubi i Harmannstadt, në ligën Romune të futbollit, ka vendosur të bëjë spastrime tek skuadra e saj, duke larguar disa lojtarë. Mirëpo jo të gjithë e pritën mirë këtë vendim që bëri skuadra.

Kur drejtori sportiv Razvan Zamfir, ia komunikojë vendimin,mesfushorit,Filip Jazvic. Ai e priti shumë keq dhe fillojë që ta dhunonte drejtorin duke e goditur me grushte.

Presidenti i ekipit u shpreh shumë i indinjuar me këtë rast dhe tha se futbollisti do të vuaj pasojat e kësaj që ka bërë:

“Ai u tërbua kur mori vesh lajmin që nuk bënte pjesë më në planet tona. Nisi ta godasë me grushte dhe na u desh ta dërgonim drejtorin sportiv në spital.  Jazvic ia ka bërë vetes dhe tani do të vuajë pasojat”, është shprehur presidenti, Lulu Muresan.

Ndërkohë një prononcim e ka dhwnw dhe i dhunuari Razvan Zamfir:

‘I shpjegova vendimin dhe i thashë që është e gjitha çështje teknike. Preferojmë një tjetër lojtar në rolin e Jazvic. Kisha një marrëdhënie të mirë me të dhe më dukej një djalë i mirë”,  u shprehur Razvan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco