FOTO/ Atletico e Madridit zgjedh njërin mes Tripier dhe Hysajt

FOTO/ Atletico e Madridit zgjedh njërin mes Tripier dhe Hysajt

17:34, 17/07/2019

Mundësia e transferimit të Elseid Hysajt tek Atletico e Madridit është sfumuar, pasi te klubi i kryeqytetit spanjoll pritet të mbërrijë mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, Kieran Trippier.

Anglezi shkoi deri në finalen e Champions League në edicionin e fundit, teksa tashmë është pranë firmës me Atleticon.

Pritet që në orët e ardhshme 28-vjeçari të mbërrijë në selinë e “Cholhoneros” për të nënshkruar kontratën dhe për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.

Image

Transferimi i Trippier tek Atletico e Madridit bën që për Hysajn të “mbyllet dera” e spanjollëve, teksa në skenë ka dalë Roma, e cila është e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco