FOTO/ Qarabagu bën lëvizjen e papritur para sfidës me Partizanin

FOTO/ Qarabagu bën lëvizjen e papritur para sfidës me Partizanin

17:04, 17/07/2019

Qarabagu do të përballet ditën e sotme në orën 19:00 me Partizanin në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Pas barazimit 0-0 në “Selman Stërmasi” të dy skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv që të mund t’iu siguronte kualifikimin në raundin e dytë.

Azerët vijnë në përballjen e sotme si favoritë, ndërkohë që “demat e kuq” nuk kanë asgjë për të humbur, teksa do të provojnë të surprizojnë.

Gjithsesi, drejtuesit e Qarabag duket se nuk e kanë mendjen vetëm te përballja e sotme.

Një çështje shumë e nxehtë është dhe ajo e merkatos. Klubi azer ka prezantuar ditën e sotme një goditje në merkato.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Evertonit, Magaie Gueie.

29-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar me Strasburgun, Evertonin, Brestin. Millwall, Adanaspor, teksa së fundmi ishte pjesë e Osmanlisporit në Turqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco