Vllaznia zgjedh për stolin ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut

Vllaznia zgjedh për stolin ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut

16:37, 17/07/2019

Maqedonasi Mirsad Jonuz zgjidhet trajner i Vllaznisë. Ai do të drejtojë skuadrën shkodrane, e cila u rikthye në Superligë pas një sezoni që militoi në Kategorinë e Parë.

Mirsad Jonuz ka drejtuar për dy vite kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ndërsa me klube ai ka qenë në krye të stolit të Rabotniçkit, Pobeda Prilep, Nea Salamis.

Në sezonin e kaluar 57-vjeçari  ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.

Me Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave.

Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco