Solskjaer: Manchester United i nevojitet një lojtar i tipit...

Solskjaer: Manchester United i nevojitet një lojtar i tipit...

16:30, 17/07/2019

Ole Solskjaer, po kërkon nga kryesia e klubit që ajo të japi sa më shumë para për përforcime të reja. Mënyra se si tekniku po ja kërkon klubit të bëjë goditje në merkato është ajo ndëpërmjet mediave, duke u përpjekur të ushtrojë sadopak presion përmes saj.

Trajneri i“Djave të Kuq” deklaroi se ekipi që ai drejton, ka nevojë për një lojtar universal të tipit të Brajan Robsonit (kapiteni kohëgjatë legjendar i Junajtidit).

 “Të jesh trajner në këtë klub është diçka fantastike. Unë nuk kam patur rastin në të kaluarën që të luaj me Brajan Robsonin, por United pikërisht për një lojtar të tillë ka nevojë. Neve na duhen lojtarë liderë në mesfushë dhe kjo është e padyshimtë”, deklaroi trajneri i Mançester United.

Qëkur u largua Ander Erera për te PSG dhe ndërkohë që nuk dihet e ardhmja e Pol Pogbas te Junajtidi, ky i fundit duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për situatën e krijuar.Thuhet se klubi i “Old Trafordit” është pranë marrëveshjes me Bruno Fernandeshin e Sportingut, por sidoqoftë për këtë transferim nuk ka asnjë lajm zyrtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco