Lukaku nuk grumbullohet për miqësoret e Manchester United, sinjal për Interin

Lukaku nuk grumbullohet për miqësoret e Manchester United, sinjal për Interin

16:14, 17/07/2019

Ndërkohë që shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një kalim të mundshëm të Romelu Lukakut tek Interi, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka dhënë edhe më shumë konfirmime.

Tekniku norvegjez nuk e ka grumbulluar sulmuesin belg për miqësoren që do të luajë në Australi përballë skuadrës së Leeds-it, ndonëse ditët e fundit Lukaku ishte stërvitur rregullisht me grupin.

Kjo është miqësorja e dytë e “djajve të kuq” në përgatitjet verore dhe në të dyja belgu është lënë jashtë, ndërsa sfida e radhës do të jetë pikërisht kundër Interit, mbrëmjen e të shtunës në Singapor.

Pikërisht këtë mbrëmje, drejtuesit e klubeve pritet të ulen dhe të diskutojnë sërish për transferimin e Lukakut, teksa Interi pritet të ofrojë 60 milionë euro, plus bonuse që kapin shifrën e 15 milionë eurove, për të marrë belgun në Milano.

Bisedimet vazhdojnë dhe vetë sulmuesi duket i bindur për të kaluar nën urdhrat e Antonio Contes, ndaj pritshmëritë janë që herët a vonë të shfaqet edhe “tymi i bardhë”, që do të sinjalizonte përfundimin me sukses të marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco