Ndryshon situata/ Neymar refuzon Barçën, kërkohet lëvizja drejt gjigantëve europianë

Ndryshon situata/ Neymar refuzon Barçën, kërkohet lëvizja drejt gjigantëve europianë

14:01, 17/07/2019

Neymar është i hapur për t’u bashkuar me gjigantët e Europës, por jo me Barcelonën.

Ditën e sotme “Mundo Deportivo” njofton ndryshimin e situatës dhe ylli i Paris Saint-Germainit mund të bëhet transferta më e bujshme drejt Juventusit.

Raportohet se braziliani ka marrë në konsideratë interesimin e Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe së fundmi të Juventusit.

Sipas publikimit katalanas, synimet e ‘bardhezinjve’ në Ligën e Kampionëve dhe ‘rilindja’ me nënshkrimet e Cristiano Ronaldos, Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey mund të tundojnë 27-vjeçarin për një transferim në Torino.

Ronaldo mund të luajë një rol kyç në negociatat mes Juventusit dhe Neymarit, më pas "Zonja e Vjetër duhet të gjejë akordin me PSG-në duke qëndruar brenda rregullave të “Financial Fair Play”.

Siç duket "telenovela" Neymar do të vijojë deri në orët e fundit të dritares së transferimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco