Solskjaer: Do lejoja largimin e Pogba vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Solskjaer: Do lejoja largimin e Pogba vetëm nëse ndodh kjo gjë!

12:26, 17/07/2019

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer thotë se do të lejonte largimin e Paul Pogba nëse vetë lojtari do kërkonte sfidë të re.

Mediat raportojnë se kampioni i botës me Francën nuk është i kënaqur për momentin në “Old Trafford” dhe preferon një transferim te ndonjë klub i madh për të fituar trofe.

“Kam thënë shumë herë se Pogba është një lojtar i mirë dhe asnjëherë nuk ka qenë problem. Nuk kam qenë asnjë herë nervoz për ndonjë gjë dhe kemi pasur shumë bisedime për të ardhmen e tij nëse ai dëshiron një sfidë të re unë do ia jap”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco