Dueli i kthimit/ Partizani sot përballet me Qarabagun, ‘Të kuqtë’ premtojnë surprizën

Dueli i kthimit/ Partizani sot përballet me Qarabagun, ‘Të kuqtë’ premtojnë surprizën

10:53, 17/07/2019

Sot në orën 19:00 në stadiumin “Dallga Arena” do të luhet takimi i kthimit ndërmjet Qarabagut dhe Partizanit e vlefshme për raundin e parë eliminator në Champions League.

Kundërshtari është favoriti kryesor për të vazhduar më tej aventurën, për vetë buxhetin dhe eksperiencën e madhe që disponon në arenën ndërkombëtare.

Por “Demat e Kuq” do të provojnë të surprizojnë ditën e nesërme, pas barazimit 0-0 në “Selman Stërmasi”.

Një takim që përfundoi në barazim pa gola, ku miqtë dominuan kontrollin e topit, por të besuarit e Lerdës u mbrojtën me kujdes, duke mos lejuar kundërshtarin të krijojë asnjë rast të pastër shënimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco