Milani interesohet për super lojtarin e Real Madridit

Milani interesohet për super lojtarin e Real Madridit

09:52, 17/07/2019

Milani ka po mendon për të përforcuar repartin e mesfushës.

Drejtuesit e klubit kuqezi janë interesuar për të nënshkruar me “yllin” e Real Madridit, Luka Modric.

Gazetari i famshëm italian i sportit, Gianluca Di Marzio, raporton se Milani është interesuar ta zbulojë nëse Real Madridi është i gatshëm ta shesë mesfushorin kroat.

Drejtuesit e klubit u takuan me agjentin e Modricit të martën për të diskutuar të ardhmen e 33-vjeçarit i cili verën e kaluar ishte objektiv i Interit por nuk u arrit marrëveshja mes dy klubeve.

Ndërkohë, madrilenët do të kursenin shumë para nga shitja e Modricit, i cili ka një pagë vjetore prej 12.5 milionë euro me shpërblime. Milan, natyrisht, nuk ka shumë para për lojtarin dhe mesfushori do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij në Real.

Prandaj Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, personazhet kryesore të Milanit, por kërkojnë që të formojnë një ekip që do t’i kualifikojë në Ligën e Kampionëve.

Modric do të ishte udhëheqësi ideal i Milanit të ri, veçanërisht të Bobanit pasi që ky i fundit po angazhohet në gjetjen e një mesfushori krijues të klasit botëror dhe me lojtarin, si dhe menaxherin e tij janë miq të mirë.Modrici nuk është i vetmi kroat për të cilin është interesuar Milani gjatë kohës së fundit.

Sipas Gazzetta dello Sportit, mbrojtësi kroat i Liverpoolit, Dejan Lovreni, është opsioni i parë për Milanin, pasi trajneri i ri Marco Giampaolo dëshiron ta përforcojë edhe repartin e mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco