Pas vendimit të CAS-it, po vjen largimi i parë nga Skënderbeu. ‘Ylli’ i skuadrës drejt...

Pas vendimit të CAS-it, po vjen largimi i parë nga Skënderbeu. ‘Ylli’ i skuadrës drejt...

08:50, 17/07/2019

Marko Radas është në bisedime për të nënshkruar me Tiranën.

Kroati prej kohësh ka nisur kontaktet me klubin kryeqytetas dhe pas dënimit të Skënderbeut nuk do të ishte çudi që të zgjidhte bardheblutë dhe të largohej nga Korça pas shumë vitesh të suksesshme e të mbushura me trofe.

Burime të ‘Panorama sport’ pranë klubit bëjnë me dije se në orët në vazhdim mund të kemi një marrëveshje mes dy palëve.

Lojtari është në fund të karrierës dhe eksperienca e tij mund t’i ndihmojë bardheblutë në boshllëkun që kanë në qendër të mbrojtjes ku janë të zbuluar. Gjithsesi, gjithçka varet nga vetë lojtari i cili ndoshta mund të thotë mjaft dhe Tirana, paçka se e pëlqen, ndoshta mendon të shohë tjetër lojtar.

Nëse Radas bashkohet me Tiranën, do të formonte një dyshe me Tefik Osmanin, lojtar me të cilin ka luajtur edhe te Skënderbeu, kohë më parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    QYTETARI dt 17 Korrik 201917/07/2019 10:40

    SKËNDERBEUT jo vetëm M. Radas por të gjithë lojtarët titullarë kanë për tju larguar. Dhe në Korçë drtifozeria korçare drejton gishtin e madh drejt presidentit z. TAKAJ. i cili e di vetë ku ka gabuar dhe pse SKËNDERBEU shkoi në buzë të greminës... Ku goditjen përfundimtare ja dhanë informacjone fallco të " MOSTRAVE" shqiptare të politikës... Federatës..drejtuar UEFAS.Kjo do të jetë poshtërsia më e madhe që i bëhet futbollit shqiptar. Ku është zoti A. DUKA pse po hesht?.. Mos vallë dhe ju po fërkoni "barkun" me këtë palaçollëk që u gatua në Tiranë dhe u firmos në UEFA ? Një institucjon futbollistik i korruptuar..Kujtojmë këtu arrestimin e M. PLATINISË para pak kohësh, apo S.BLATERIT....

    Shto koment

    Denonco