Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Rummenigge: Na duhet një sulmues krahu, Bajerni sërish kampion në Gjermani

Rummenigge: Na duhet një sulmues krahu, Bajerni sërish kampion në Gjermani

08:42, 17/07/2019

Bundesliga pritet të dhurojë spektakël këtë vit.

Dortmundi pritet të rivalizojë ashpër ndaj Bajernit që këtë sezon është prekur nga largimet e shumë futbollistëve cilësorë.

Dormtundi i ka forcuar të gjithë repartet, ndërkohë që Bajernit i duhet një mbrojtës krahu për të kaluar Kimish në mesfushë, dhe një sulmues krahu për të zënë hapësirën e lënë bosh nga dyshja “Robbery”.

Karl-Heinz Rummenigge përtej nevojave të Bajernit mendon se titulli do të vijë për herë të shtatë radhazi në Mynih. Ai shton se janë në kërkim të një sulmuesi krahu, por nuk premton asnjë emër.

“Kampionati do të vendoset përsëri nga ne. Do e fitojmë për herë të shtatë radhazi. Sezonin e kaluar kishte konkurrencë dhe kjo na pëlqen. Është shumë e drejtë që pas atyre investimeve dhe sezonit të vjetshëm, Dortmund të shpallë objektivin titull. Na duhet dhe jemi në merkato për një sulmues krahu. Nuk dua të premtoj asnjë emër. E vetmja gjë që ju them është se do të ndërtojmë një ekip shumë të mirë. Mbrojtja është mirë, por nuk dihet se çfarë ndodh deri në fund të merkatos”, u shpreh drejtori ekzekutiv i bavarezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco