Pamjet VIDEO/ ‘Arena Kombëtare’, nis puna për ndërtimin e fushës së blertë

Pamjet VIDEO/ ‘Arena Kombëtare’, nis puna për ndërtimin e fushës së blertë

15:44, 16/07/2019

Kombëtarja Shqiptare shumë shpejt pritet të bëhet me shtëpinë e re që do të quhet “Arena Kombëtare”.

Punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare ku pas fasadës tashmë ka nisur puna edhe për ndërtimin e fushës së blertë.

Deri tani ka përfunduar pothuajse 90% e punimeve dhe pritet që në muajin shtator stadiumi do të jetë gati për eliminatoret e Europianit.

Nuk dihet ende nëse Kombëtarja do ta zhvillojë në stadiumin e ri ndeshjen e rëndësishme për Euro 2020 kundër Islandës në 10 shtator edhe pse afatet kohore të punimeve duken të volitshme.

Impianti modern do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Shikoni punimet brenda “Arenës Kombëtare”:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco