Ndahet nga jeta papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave.
55-vjeçari ndërroi jetë pasi u godit nga një makinë në Virginia Beach, ndërsa policia ka njoftuar se po heton shkaqet e aksidentit fatal.
“Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve. Shoferi i makinës qëndroi në vendin e ngjarjes”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder.
I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.
Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: