Shkarkohet Seedorf pas eliminimit të Kamerunit nga Kupa e Afrikës

Shkarkohet Seedorf pas eliminimit të Kamerunit nga Kupa e Afrikës

13:02, 16/07/2019

Clarence Seedorf është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kamerunit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i sporteve në Kamerun, Narcise Mouelle, i cili tha se eliminimi nga 1/8-at e Kupës së Afrikës i ka kushtuar shumë ish-mesfushorit të Milanit.

“Kam folur me presidentin në lidhje me dispozitat e kontratës, pasi ekipi ynë Kombëtar ka bërë një loje monotone, jo efikase dhe të lexueshme lehtë. Nuk kemi një lider real dhe eliminimi nga Kupa e Afrikës, ka vërtetuar paaftësinë e trajnerit tonë duke mos arritur të mbajë grupin dhe disiplinën. Kështu, arritëm në përfundimin se ai nuk është për këtë punë”, u shpreh ministri Kombi.

 Seedorf në krye të Kamerunit kishte ndihmës holandezin tjetër, Patrik Klaivert.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco