Arrihet akordi, lojtari i Realit në huazim tek Tottenhami

Arrihet akordi, lojtari i Realit në huazim tek Tottenhami

12:32, 16/07/2019

Dani Ceballos u përfol gjatë për transferim te Milani, më pas doli në skenë Tottenhami.

Klubi londinez ka nevojë urgjente për përforcime dhe po tenton të bëjë dy goditje të mëdha për mesfushën dhe sulmin, ndërsa sipas të përditshmjes spanjolle “AS” është gjetur gjuha e përbashkët me Realin për transferimin e Ceballos.

Bëhet fjalë për huazim për një sezon, sepse Reali nuk pranon ta shesë kampionin e Europës me Spanjën U21.

Ceballos është me pushime dhe do të kthehet në Madrid në 22 korrik, por e ka të qartë që Zidane nuk e konsideron titullar ndaj po kërkon largimin nga “Bernabeu”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco